Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

De Gea rinovon me M. United dhe bëhet portieri më i paguar në botë

E nisur thuajse dy sezone më parë ka përfunduar më në fund telenovela e rinovimit të kontratës së portierit spanjoll David De Gea, me klubin e Manchester Unitedit.

Kështu gardiani 29-vjeçar ka pranuar më në fund të hedhë firmën mbi kontratën e re, që do ta mbajë lidhur me “djajtë e kuq” deri në verën e vitit 2023, me opsionin për zgjatjen edhe me një tjetër sezon.

“Tani e ardhmja ime është vendosur. Dua të ndihmoj këtë skuadër të arrijë fitore të tjera. Dua të jem si një guidë për të rinjtë që do të vijnë, për t’i bërë të kuptojnë se ku kanë mbërritur”, deklaroi De Gea, duke pranuar se ka firmosur kontratën e re tashmë.

David De Gea iu bashkua Manchester United-it në verën e 2011-ës dhe që atëherë është shndërruar në një pikë kyçe të formacionit të skuadrës angleze, ndërsa me kontratën e re, pritet të shkojë drejt mbylljes së karrierës në “Old Trafford”.

Kontrata e De Geas me Manchester United përfundoi këtë verë, por “djajtë e kuq” vendosën të shfrytëzojnë klauzolën e zgjatjes së saj edhe për një vit tjetër, ndërsa në pritje të shifrave zyrtare, në Angli këmbëngulin se me kontratën e re portieri do të përfitojë 13.5 milionë paundë neto në sezon, duke u bërë një nga më të paguarit në skuadër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...