FA Cup

De Gea “tradhton” “Djajtë e Kuq”, hakmerret Chelsea, derbi londinez në finale

Ishte kthyer në makth për Chelsea-n, skuadër të cilën e kishte mundur tri herë këtë sezon, dy herë në Premier League si dhe në Kupën e Ligës, por Manchester United zhgënjeu përballë londinezëve në gjysmëfinalen e FA Cup, duke u mposhtur me rezultatin 3-1. Sfidë për t’u harruar nga portieri David De Gea, i pasigurt dhe i vonuar në reagim në çdo gol të shënuan nga Chelsea.

Spanjollit i shpëtoi topi nga duart, ose më saktë nuk mundi ta kontrollonte atë në minutën e 11-të shtesë të pjesë e parë, pas devijimit të Giroud. Në fakt, ky gol erdhi pas një ndërprerjeje të gjatë të lojës, së rrjedhojë e dëmtimit të rëndë të Eric Baily-t (u përplas me shokun e skuadrës Maguire), që u largua me barelë dhe maskë oksigjeni nga fusha, i zëvendësuar nga Anthony Martial.

Përgjegjësinë më të madhe De Gea e ka në rastin e shënimit të golit të dytë nga Mason Mount, sapo nisi pjesa e dytë.

Ndërsa goditjen përfundimtare “Djajtë e Kuq” e morën në minutën e 74-t, kur Maguire devijoi topin në portën e tij, duke e kapur të papërgatitur De Gean.

Manchester United e shkurtoi diferencën në 3-1 me Bruno Fernandesin, që shndërroi në gol 11-metërshin e shkaktuar në mënyrë naive nga Callum Hudson-Odoi, por ishte shumë pak për të merituar finalen e madhe të FA Cup, që do të jetë një derbi londinez Arsenal-Chelsea.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency