Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

De Jong: Arbitri ishte skandaloz, u ndikua nga madhështia e Messit

Polemikat në lidhje me çerekfinalen Holandë-Argjentinë, nuk kanë fund. Të dy palët kanë lëshuar akuza ndaj arbitrit Antonio Mateu Lahoz. Spanjolli nxori nga xhepi 17 herë kartonin e verdhë, holandezët e akuzojnë për penalltinë e akorduar kundër tyre, ndërkohë që latinët nuk ishin dakord me 10 minutat shtesë, prej të cilave erdhi edhe goli i barazimit.

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong ka akuzuar arbitrin, duke lidhur gabimet me Leo Messin, ish-shokun e tij në “Camp Nou”. “Sapo përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt iu drejtova menjëherë arbitrit në lidhje me episodet e ndodhura.

Që prej atij momenti ai vërshëlleu vetëm për Argjentinën. U tregua realisht skandaloz! Unë mendoj se ai e humbi fare në minutat shtesë, madhështia e Leo Messit mund të ketë ndikuar në këtë aspekt”, deklaroi 25-vjeçari.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...