Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

De Jong zbulon arsyet pse nuk u transferua te Manchester United

Frenki de Jong ishte në qendër të vëmëndjes në merkaton verore për shkak të interesit të madh të Man United. Holandezi u përfol për një transferim në Old Trafford deri në përfunimin e afatit kalimtar dhe një marrëveshje midis klubeve u arrit, por ishte vetë dëshira e De Jong për të qëndruar te Barcelona.

Man United ishte i gatshëm për të shpenzuar 65 milionë paund për të plotësuar dëshirën e trajnerit Erik Ten Hag, megjithatë një akord nuk u arrit kurrë dhe tani vetë De Jong është rikthyer për të folur në lidhje me merkaton verore.

“Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barcelonë dhe kjo është arsyeja pse kam qëndruar gjithmonë i qetë gjatë merkatos verore. Nuk mund të jap shumë detaje. Por shikoni, klubi ka idetë e veta dhe unë gjithashtu kam idenë time dhe ndonjëherë ka përplasje me njëri-tjetrin. Por në fund të ditës gjërat shkuan mirë”-tha De Jong.

Në intervistën e dhënë, De Jong ka konfiruar arritjen e marrëveshjes midis Barcelonës dhe Man United për një transferim në Old Trafford, megjithatë ka qenë vetë dëshira e lojtarit për të qëndruar në Camp Now.

Në gjashtë javët e para në La Liga, mesfushori me origjinë hollandezi ka shënuar një gol.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....