Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

 De Jong “injoron” ish-trajnerin dhe United, mesfushori preferon pjesën blu të qytetit

Problemet financiare vijojnë të jenë një shqetësim madhor për drejtuesit e Barcelonës me këta të fundit që duket se në merkaton e verës janë të detyruar të heqin dorë nga një prej yjeve të skuadrës. Fjala është për Frenkie De Jong, me mesfushorin që ka kërkesa ndërsa një nga klubet që e ka bërë të qartë dëshirën për të transferuar holandezin është Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 65 milionë paund për futbollistin të shtyrë edhe nga trajneri i sapoemëruar, Erik Ten Hag. Tekniku holandez ka punuar me De Jong tek Ajax dhe i njeh mirë cilësitë e mesfushorit. Por, nëse Barcelona është e kënaqur nga oferta financiare e anglezëve, ai që i prish punë United është vetë De Jong.

Sipas shtypit britanik, De Jong kërkon një transferim në Manchester, por në pjesën blu të qytetit, pasi dëshira e tij është të punojë me Pep Guardiolën te Manchester Cityn. The Citizens do të humbasin Fernandinhon në fundin e këtij sezoni dhe trajneri spanjoll ka dhënë miratimin për nisur negociatat me mesfushorin, ndërsa paratë nuk janë problem për drejtuesit e City. Në këtë formë, De Jong “injoron” United por edhe ish-trajnerin e tij Ten Hag, teksa City nga ana tjetër, pas firmës me Erling Haaland është afër nënshkrimit me një tjetër element të kalibrit botëror.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...