Serie A

De Ketelaere, pa modesti: Po, ngjaj me Kakanë, idhulli im ishte…

Charles De Ketelaere, blerja më e re e Milanit, u prezantua para shtypit dhe fansave të “Djallit”.

“Javët e fundit kanë qenë shumë intensive dhe të vështira. Më duhej të hiqja dorë nga diçka, por ua shpreha përfaqësuesve të mi dëshirën për të ardhur në Milano. Për mua gjëja më e rëndësishme ishte të arrija këtë moment historik,” ishin fjalët e para të belgut në konferencën për shtypin.

Mentaliteti i Milanit: “Tifozët kanë pasion të madh, mua më pëlqen shumë ky aspekt: ​​ne luajmë futboll për ta. Në stërvitje e kam ndier intensitetin, jam gati të ndjek këto ritme me të cilat jam mësuar tashmë, më duhet të përshtatem me një nivel më të lartë”.

Krahasim i me Kakanë: “Kam parë disa video të Kakàsë dhe po, në njëfarë mënyre ne jemi të ngjashëm. Ai ishte lojtar fantastik, por unë kam karakteristikat e mia dhe shpresoj të sjell gjithë suksesin që ai ka sjellë te Milani.”

Zgjedhja e numrit 90: “E mbajta këtë numër te Bruges dhe, meqë më çoi drejt suksesit, vendosa ta mbaj edhe tek Milani. Zgjodha Milanin për projektin për të rinjtë. Qëllimi është të ndjekim të njëjtën rrugë.”

Idhujt e belgut: “Idhulli im si fëmijë ishte Cristiano Ronaldo, kur ai luajti për United dhe për Realin. Natyrisht, s’mund ta konsideroj veten në të njëjtin nivel me të, do të ishte mendjemadhësi. Unë do të bëj çmos për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm.”

Zlatan Ibrahimovic: “Mendoj se mund të mësoj shumë prej tij. Ai ka shumë përvojë në futbollin evropian. Mezi pres të stërvitem me të dhe ta takoj në dhomat e zhveshjes”.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency