Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

De Ketelaere/ Gjithçka shtyhet për të hënën, detajet e transferimit te Milani

Pas javë të tëra tratativash në të cilat ka peshuar shumë dëshira e lojtarit, Charles De Keteleare është gati të veshë fanellën e Milanit, diçka për të cilën i duhet të presë dhe pak ditë.

Belgu, për të cilin është arritur akordi total me Brugge për 32 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh, dhe ruajtjen e një përfitimi prej 12.5 % në rast rishitjeje, do të jetë në Itali këtë fundjavë, më saktë mbrëmjen e së dielës, me vizitat mjekësore dhe firmën që janë parashikuar për të hënën, edhe pse kuqezinjtë këtë të shtunë, do të jenë të përqendruar te miqësorja me Marsejën, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 3 duke nisur nga ora 18.00.

Me fillimin e javës së re janë programuar testet fizike dhe firma në kontratën e re që i siguron De Ketelaere 2.3 milionë euro në vit deri në 30 qershor të 2027. Trekuartisti do të mbajë fanellën me numrin 90, të njëjtin me atë që kishte te eksperienca e tij te Brugge që mbyllet pas 4 sezonesh, mes 120 prezencash dhe 25 golash.

Stefano Pioli do të nisë të punojë menjëherë për ta integruar në skemën e Milanit, dy javë para nisjes së kampionatit nuk ka kohë për të humbur për një element që pritet të jetë vendimtar në fazën sulmuese, arsye për të cilën e presin me krahë hapur në ambientin kuqezi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...