Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De la Fuente i mbyll derën, Ramos njofton tërheqjen nga “La Roja” si rekordmen

Sergio Ramos ka publikuar një deklaratë për të njoftuar lamtumirën e tij, pa kthim pas, nga përfaqësuesja e Spanjës. Ky qëndrim i mbrojtësit të PSG-së ishte rezultat i një telefonate që ka pasur së fundmi me trajnerin e “La Rojas”,Luis de la Fuente.

“Sot mora një telefonatë nga trajneri aktual, i cili më komunikoi se nuk më ka në plan, pavarësisht nivelit që mund të tregoj”.

Letra e plotë nga Sergio Ramosit

“Ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares, së dashurës dhe emocionueses sonë të kuqe.

Sot, në mëngjes, mora një telefonatë nga trajneri aktual i kombëtares, i cili më tha se nuk më llogarit dhe se nuk do të më llogarisë, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdon karriera ime sportive.

Me keqardhje të madhe, njoftoj se është fundi i një rrugëtimi që shpresoja se do të ishte më i gjatë dhe që do të përfundonte me një shije më të mirë, në nivelin e sukseseve që kemi arritur me “La Rojan”.

Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte nëse vendimi do të ishte personal ose për perfrmacat e mia të dobëta, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam kuptuar. Sepse të qenët i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme, që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë.

Lexo edhe: 

Unë i shikoj me admirim dhe zili Modricin, Messin, Pepen… thelbin, traditën, vlerat, meritokracinë dhe drejtësinë në futboll.

Fatkeqësisht, nuk do të jetë kështu për mua, sepse futbolli nuk është gjithmonë i drejtë dhe futbolli nuk është kurrë vetëm futboll.

Për të gjitha këto, me këtë trishtim, që dua të ndaj me ju, por edhe me kokën lart dhe shumë mirënjohës për gjithë këto vite dhe për gjithë mbështetjen tuaj, unë marr me vete kujtime të pashlyeshme, të gjithë titujt për të cilët kemi luftuar dhe festuar së bashku, dhe krenarinë e jashtëzakonshme për të qenë lojtari spanjoll me më shumë paraqitje.

Kjo stemë, kjo bluzë dhe këta tifozë, të gjithë ju, më kanë bërë të lumtur.

Do të vazhdoj të bëj tifo për vendin tim nga shtëpia me emocionin e personit të privilegjuar që ka mundur ta përfaqësojë me krenari 180 herë kombëtaren. Faleminderit nga zemra që keni besuar gjithmonë në mua!”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...