Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

De la Fuente modest: Merita e djemve, kam një kërkesë për Yamal

Luis De la Fuente ndihet i lumtur dhe krenar për arritjen e Spanjës në finalen e Euro 2024. Në konferencën për shtypin pas suksesit 2-1 përballë Francës, numri një i La Roja theksoi se skuadra ka patur një ecuri sa magjike aq dhe të vështirë, meritat kryesore janë të lojtarëve që ka nën urdhrat e tij.

“Është meritë e padiskutueshme e këtyre djemve. Natyrisht që është puna e përbashkët, por merita kryesore është e atyre që zbresin në fushën e lojës. Jam shumë krenar për atë çka skuadra ka prodhuar.

Jemi në finale dhe kjo është më e rëndësishmja. Mos të harrojmë se kemi patur një rrugëtim të vështirë për të arritur deri këtu. Na është dashur të luajmë ndeshje shumë të vështira”.

Lexo edhe:

Trajneri i Spanjës u ndal dhe te eurogoli i Lamine Yamal, për të cilin rezervoi fjalët më të mira. Por në anën tjetër i kujtoi adoleshentit se ka ende shumë rrugë përpara. Dhe i nevojiten këshillat e duhura.

Goli i Yamal? Ishte një goditje gjeniale. Tani të gjithë e dimë se kush është ai dhe çfarë është në gjendje të bëjë. Është e rëndësishme që të qëndrojmë pranë tij, ta këshillojmë. Dua ta shoh të punojë me të njëjtën përulësi.

Dhe të mbajë këmbët në tokë në mënyrë që të vazhdojë të përmirësohet, duke mësuar me të njëjtin lloj qëndrimi, profesionalizmi dhe pjekurie. Uroj t’i shijojmë edhe për shumë vite magjitë e tij”.

Pasi eliminuan Gjermaninë dhe Francën, spanjollët janë një hap larg trofeut të madh. Por De la Fuente kërkon të largojë euforinë, duke shmangur pyetjen nëse skuadra e tij është ekipi favorit për triumfin final.

“Kemi patur dy kundërshtarë shumë të fortë, me karakteristika të ndryshme. Kjo na e ka vështirësuar punën. Fakti që kemi bërë mirë ndaj dy prej ekipeve më të mira, na bën të lumtur.

Por nuk mbaruar gjithçka. Kemi ende shumë punë, ka ende shumë vend për përmirësim”, theksoi 63-vjeçari.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...