Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis ‘bën për ujë të ftohtë’ trajnerin Garcia, mendohet shkarkimi

Trajneri i ri i Napolit, tre alternativa për De Laurentiis
Trajneri i ri i Napolit, tre alternativa për De Laurentiis

Napoli kampion Italie është zhdukur tashmë. Ky është mendimi i shumë tifozëve të skuadrës, por edhe i presidentit Aurelio De Laurentiis, që duket se është i pakënaqur me trajnerin Rudi Garcia.

Presidenti napolitan ka thirrur trajnerin në një takim mëngjesin e kësaj të hëne, teksa ballafaqimi mes të dyve ka qenë me nota të ashpra, aq sa media italiane aludon edhe për mundësinë e një shkarkimi të Garcias.

Shkak duket se është fakti që trajneri ka raporte aspak të mira me një pjesë të mirë të futbollistëve, të cilët duket qartë se nuk kanë më të njëjtin motivim kur zbresin në fushë.

Lexo edhe: 

Për më tepër, në jo pak raste i kanë kontestuar ashpër zgjedhjet e tij, si për formacionin, ashtu edhe për zëvendësimet, që rrallë kanë ndryshuar diçka në fushë.

Pas 8 javëve të para skuadra ka marrë vetëm 14 pikë, plot 6 më pak se një vit më parë me Spallettin, teksa vendi i pestë shqetëson jo pak drejtuesit, ndonëse ka ende edhe shumë javë kampionat për t’u luajtur.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...