Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

De Laurentiis e pranon: Sarri drejt Chelseat, bashkë me Jorginhon

Maurizio Sarri është tashmë vetëm një hap larg Chelseat, ndërsa lajmi është pranuar nga vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Në një intervistë për mediat italiane, bosi napolitan tregoi se Sarri është shumë pranë stolit të Chelseat, ndërsa tregoi se edhe mesfushori Jorginho do të shoqërojë trajnerin në këtë aventurë.

Maurizio Sarri drejtoi Napolin për 3 sezone, por pa arritur të marrë asnjë trofe, ndërsa në maj të këtij viti vendosi të largohej për një tjetër aventurë.

Klauzola që Chelsea duhet të paguajë është 8 milionë euro, por duket se palët kanë gjetur marrëveshjen që në arkat e napolitanëve të shkojnë vetëm 5 milionë euro për kartonin e trajnerit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...