Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis ëndërron Conten, ka një dhuratë speciale për ta bindur

Revolucioni në Napoli tashmë ka nisur, edhe pse kampionati ende nuk ka përfunduar. Nëse karrigia e drejtorit sportiv, sipas të gjitha gjasave, i është rezervuar Giovanni Mannas nga Juventusi në vend të Mauro Melusos, Aurelio De Laurentiis është gati për të nënshkruar me një trajner të madh.

Ëndrra mbetet Antonio Conte, i cili, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, mund të marrë kompetenca të plota nga pronari i të kaltërve, De Laurentiis.

Ka pasur kontakte dhe respekt të ndërsjellë mes Contes dhe De Laurentiis, pavarësisht dështimit të një marrëveshjeje mes tyre pas shkarkimit të Rudi Garcias.

Lexo edhe: 

Kjo është arsyeja pse ADL, i shtyrë nga dëshira për ta bërë Napolin sërish protagonist pas një sezoni katastrofik, është gati t’ia besojë projektin e rilindjes ish-trajnerit të Tottenhamit, Chelsea-t, Interit dhe Juves.

De Laurentiis, për ta bindur të ulet në stolin e Napolit, sipas asaj që raporton “Gazzetta”, është i gatshëm t’i bëjë “dhuratë” Romelu Lukakun. Sigurisht sulmuesi belg do të transferohej në stadiumin “Maradona” vetëm në rast se largohet Osimhen.

Lukaku verën e kaluar u transferua te Roma në formë huazimi deri në qershor dhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje të re mes verdhekuqve dhe Chelsea-t ai do të kthehet në Londër, ku është i lidhur me Blutë me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...