“Në këtë kampionat, Napoli ishte si Ferrari në Imola: e nisëm mirë, pastaj u rrëzuam”. Janë fjalët e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, në një intervistë të fundit për DAZN, ku komentoi “rrëzimin” e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spallettit pikërisht në këtë sprint final të sezonit
“U bazuam në fillimin e shkëlqyer dhe më pas ramë mes Covid-it, mungesave për shkak të Kupës së Afrikës dhe kufizimeve të tjera…”
Pyetjes nëse trajneri Spalletti dëshiron të largohet, presidenti napolitan iu përgjigj:
“Unë tashmë e bëra zgjedhjen në janar 2021. Shkova në Milano fshehurazi në shtëpinë e tij dhe e kërkova të nënshkruante një kontratë dyvjeçare me opsion edhe për vitin e tretë në favorin tim, që ai nuk donte ta nënshkruante. Më pas e binda. Nëse do të ikë, do të shtrëngojmë duart dhe asgjë nuk do të ndodhë”.
De Laurentiis zbuloi një prapaskenë të bujshme të merkatos:
“Carlo Ancelottin e konsideroj kampion, por ai nuk dinte të bënte për vete tifozët. Ata kurrë nuk e kishin perceptimin se ai ishte “një nga ne”. Zlatan Ibrahimovic? Marrëveshja mes palëve ishte totale, më pas Ancelotti u shkarkua. Në atë moment më thirri Rino Gattuso dhe më tha: “Nuk kemi nevojë për Ibrën, sepse…”. Dhe unë i besova”.
