Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis: Insigne? Nëse largohet, do të jetë vendimi i tij

Aurelio De Laurentiis vijon të bëhet protagonist me deklaratat e tij, teksa këtë herë ka folur për Kampionatin Europian, paraqitjen e Insignes, që ende nuk ka rinovuar me Napolin, por edhe çështjen e hapjes së stadiumeve në Itali.

Pikërisht kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne po shkëlqen në Europian, megjithatë deri tani nuk ka rinovuar ende kontratën, ndërsa De Laurentiis thekson se plani i klubit është që të mbajë sa më gjatë sulmuesin.

“Është një produkt i të rinjve, që njeh mjaft mirë çdo cep të qytetit dhe duam ta mbajmë sa më gjatë. Më pas nëse ai vjen e më thotë se dëshiron të largohet, do të jetë një vendim i tij dhe jo i Napolit”, deklaroi bosi i klubit.

Në Serinë A është planifikuar që stadiumet të hapen në masën 25% që në javën e parë, megjithatë kjo shifër nuk kënaq sa duhet De Laurentiis dhe shumë klube të tjerë, ndaj bosi napolitan ka një tjetër propozim.

“Do të udhëtoj në Milano për një takim shumë të rëndësishëm, pasi e konsideroj të papërfillshme hapjen e stadiumeve në masën 25%. Unë mendoj se duhet të hapen dyert plotësisht për ata që janë të vaksinuar, pasi në këtë mënyrë do të nxisim të bëjnë vaksinën edhe pjesën injorante të shoqërisë”, deklaroi De Laurentiis.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...