Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis, kontratë të re me klauzolë më të lartë Hysajt

Elseid Hysaj nuk largohet nga Napoli. Është ky vendimi i presidentit të klubit jugor, Aurelio De Laurentiis, i cili nuk ka aspak ndërmend të humbasë mbrojtësin shqiptar. Madje, siç raporton gazeta italiane “Il Mattino”, numri një i klubit po mendon edhe për rinovimin e kontratës së lojtarit, për të mos i lënë asnjë lloj hapësire çdo oferte që mund të vijë nga skaudra të tjera. De Laurentiis po punon që Hysaj të firmosë një kontratë të re me një klauzolë shumë më të lartë se aktualja (50 milionë euro).

Ish-tekniku i Napolit, Maurizio Sarri, pritet që shumë shpejt të marrë drejtimin e Chelsea-t dhe një ndër emrat kryesorë që ai kërkon të marrë me vete në Londër është pikërisht mbrojtësi kuqezi, me të cilin ka një bashkëpunim të hershëm që nga koha kur të dy ishin pjesë e Empolit. Ky interesim i vazhdueshëm duket se nuk i pëlqen apsak presidentit De Laurentiis, i cili është gati ta blindojë 24-vjeçarin. Hysaj gjithashtu shihet si i pashitshëm edhe për teknikun e ri të Napolit, Carlo Ancelotti, i cili beson shumë tek aftësitë e shkodranit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...