Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis kundër Realit: Bayernit ia dhanë James në huazim, neve jo

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është rikthyer të flasë për çështjen më të nxehtë të merkatos, atë të negociatave me Realin e Madridit, për blerjen e fantazistit kolumbian James Rodriguez.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ancelotti, por klubet janë larg pretendimeve të njëri-tjetrit, pasi spanjollët duan shitjen përfundimtare, ndërsa napolitanët ofrojnë huazim me të drejtë blerjeje.

“Nuk e kuptoj pse Reali i Madridit nuk na e jep në huazim James Rodriguez. Ia huazuan Bayernit për dy sezone, që faturon 3-fishin tonë, ndërsa nga ne kërkojnë 42 milionë euro menjëherë. Para se të vendos ta vlej përfundimisht, jam kurioz të shoh si dialogojnë Ancelotti dhe James, por nëse Reali do të këmbëngulë, atëherë do to shohim për një tjetër alternativë”, tha presidenti i Napolit.

De Laurentiis komentoi edhe fushatën e abonimeve, që po ecën me ritme të ulëta, ndonëse këtë sezon çmimi u ul ndjeshëm. Bosi napolitan tha se nuk dëshiron tifozë rastësorë në stadium, por ata që mbështesin skuadrën me zemër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...