Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis: Nuk bëj sforco për rinovimet, Insigne duhet të ndajë mendjen

Tjetër ndryshim në pankinë, De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm
Tjetër ndryshim në pankinë, De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm

Menjëherë pasi firmosi marrjen në përdorim të stadiumit “San Paolo” në Komunën e Napolit, Presidenti i “të kaltërve” dha një intervistë të gjatë për mediat italiane ku u ndal edhe te çështja e kapitenit Insigne, që nuk duket i qetë dhe është përplasur shpesh me Ancelottin.

“Në takimin e djeshëm mes lojtarit, Ancelottit dhe Raiolës unë nuk isha, por Insigne duhet të kuptojë fillimisht vetë, se çfarë dëshiron të bëjë. Ai është një lojtar i madh, që ka gjithë mbështetjen time dhe të klubit, por ndonjëherë nuk është në formë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet të bëjë reagime si të dojë, ndaj një 60-vjeçari që është si një baba në skuadër”, deklaroi De Laurentiis.

Dries Mertens dhe Jose Callejon kanë qenë dy nga lojtarët më në formë të Napolit gjatë viteve të fundit, por të dyve u skadon kontrata në fund të sezonit dhe për momentin nuk ka sinjale që mund të pranojnë rinovimin.

“Unë e kam bërë pjesën time dhe u kam dhënë ofertat që mendoj se janë të pranueshme, duke parë vlerat e lojtarëve dhe moshën e tyre. Nëse më pas ata duan të shkojnë në Kinë për të fituar miliona dhe për të jetuar dy vite m…, atëherë le ta bëjnë, pasi unë nuk kam ndërmend të konkurroj me kinezët”, u shpreh bosi napolitan.

Në fund De Laurentiis foli edhe për ofertat në drejtim të mbrojtësit Koulibaly, ku zbuloi se ka refuzuar 150 milionë euro për kartonin e tij, por pranoi se herët a vonë do të duhet të pranojë largimin e senegalezit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...