Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

De Laurentiis nuk fshihet më, ofertë unike për ish-trajnerin e kombëtares!

Nga sezoni i mrekullueshëm vitin e kaluar ku shpallën kampionë të Italië në këtë aktualin, Napoli ka ndryshuar në 360 gradë dhe kjo për keq. Skuadra është prej kohësh jashtë gare për titullin ndërsa në Europë të kaltrit nuk shkuan më shumë se faza e 1/8-tave në Champions League.

Tashmë, drejtuesit me në krye presidentin Aurelio De Laurentiis kanë nisur nga puna për ta rikthyer ekipin sërish kompetitiv, sidomos në Serie A. Objektivi i parë i presidentit është emërimi i Antonio Contes. Tekniku italian ka disa oferta dhe po merr kohë për të vendosur, megjithatë sipas mediave italiane, oferta e fundit e De Laurentiis mund ta bindë.

Lexoni edhe:

Napoli, i ofron Contes një kontratë trevjeçare me vlerë prej tetë milionë euro në sezon. Por, ajo që mund të bëjë diferencën është dora e lirë që i ofrohet ish-trajnerit të Juventus dhe Inter në merkato. Napoli pritet të shpenzojë deri në 200 milionë euro në merkaton e verës dhe të gjitha këto para, do të jenë në dispozicion të Contes për t’i shpenzuar tek lojtarët që dëshiron të ofrojë.

Gjithashtu, Conte do të ketë mundësinë të zgjedhë personalisht edhe stafin e tij për të nisur kështu një projekt serioz e mbi të gjitha afatgjatë me Napolin. Tashmë, topi është në gjysmëfushën e Contes që i mbetet të vlerësojë ofertën dhe të kthejë një përgjigje.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...