Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

De Laurentiis nuk ulet në bisedime për “yllin” e sulmit pa 150 milionë stërlina

Merret vendimi për Victor Osimhen
Merret vendimi për Victor Osimhen

Napoli tashmë i ka vënë një çmim sulmuesit nigerian, që po kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë. Presidenti De Laurnetiis do ta lejonte shitjen e “yllit” të sulmit për 150 milionë stërlina.

Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat më të interesuara për shërbimet e për Victor Osimhen.

Bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim, i cili ka arritur të shënojë 25 gola në këtë sezon për ekipin e drejtuar nga Spalletti, që e kryeson bindshëm Serinë A me 19 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Drejtuesit e Napolit janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat, por vetëm për shumë e kërkuar nga De Laurentiis.

Lexo edhe:

Ekipi italian nuk është nën presion për ta shitur “asetin” e çmuar, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.

De Laurentiis nuk është i interesuar të ulet në tryezë me ndonjë klub që ofron një qindarkë më pak se çmimi i kërkuar prej 150 milionë stërlinash.

Osimhen thuhet se do të ishte më i interesuar t’i bashkohej Man. United, por çmimi i lartë mund të bëhet pengesë e pakalueshme.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...