Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis përgatit revolucionin, gati të marrë dyshen Tare-Inzaghi

Aurelio De Laurentiis po projekton revolucion në verë te Napoli. Sipas “Radio Kiss Kiss”, presidenti i skuadrës së kaltër do të tentojë të marrë dyshen drejtuesi të Lazios, Igli Tare-Simone Inzaghi. Në Itali pretendojnë se Gennaro Gattuso do të largohet nga “Stadio Maradona” në fund të sezonit, pavarësisht pozicionit të skuadrës në fund të sezonit. Janë shumë kandidatë potenciale për të marrë vendin e Gattusos: Vincenzo Italiano, Ivan Juric, Max Allegri, Luciano Spalletti (plus  Simone Inzaghi).

Sipas Radio Kiss Kiss Napoli, tekniku i Lazios ka shanse reale për të marrë drejtimin e Napolit, pasi ende nuk ka zgjatur kontratën me Lazion, me aktualen që i skadon në qershor. Napoli gjithashtu mund të vendosë të ndahet me drejtorin e sportiv, Cristiano Giuntoli. Në bazë të këtij skenari, De Laurentiis do të tentonte Igli Taren, i cili konsiderohet një nga drejtuesit më të mirë të futbollit Italian.

Gjithashtu thuhet se presidenti i Napolit është i gatshëm të shesë dy nga “yjet” e Napolit në fund të sezonit, një prej të cilëve është Kalidou Koulibaly.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...