Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis përgatit rinovimin e skuadrës, 7-8 lojtarë bëjnë gati valixhet

Për momentin Ancelotti ka shpëtuar dhe me siguri që do të vazhdojë të qëndrojë në pankinën e Napolit deri në fund të sezonit, por Aurelio De Laurentiis po përgatit një revolucion të vërtetë verën e ardhshme.

Sipas mediave italiane, numri një i klubit napolitan, bashkë me Drejtorin Sportiv Giuntoli, po mendojnë për emrin e trajnerit që do t’i besojnë një projekt tërësisht të ri dhe me ndryshime në rreth gjysmën e organikës.

Ndërkohë është vendosur tashmë që lojtarë si Mertens, Callejon, Allan, Insigne, Koulibaly, Hysaj e Ghoulam, nuk do të jenë pjesë e napolitanëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa disa prej tyre mund të largohen që në janar.

Mertens dhe Callejon kanë kontratë deri në verën e ardhshme me Napolin dhe kanë refuzuar rinovimin, ndaj drejtuesit e klubit do të provojnë t’i shesin në janar, për të përfituar sadopak nga kartoni i tyre, teksa për belgun interesohet Interi, ndërsa për spanjollin skuadra kineze e Dalian Yifang, që drejtohet nga Rafa Benitez.

Insigne ka marrë shiritin e kapitenit, por ka qenë shpesh herë në qendër të polemikave si me Ancelottin, ashtu edhe me drejtuesit, ndërsa shihet edhe si udhëheqësi i revoltës kundër vendimit të klubit për t’u grumbulluar.

Për këtë arsye, në verë do të tentohet shitja e tij, bashkë me atë të Koulibaly dhe Allan, dy lojtarë që kanë humbur stimujt te Napoli dhe që pritet të largohen për të mbushur arkat dhe për të synuar të tjera investime.

E njëjta situatë është edhe me Hysaj e Ghoulam, që kanë dalë jashtë planeve teknike dhe fakti që rolet e tyre janë të dubluara e po luajnë shumë pak, ka bërë që drejtuesit të tentojnë shitjen që në muajin janar, për të përfituar diçka dhe për t’u shkarkuar nga gjysma e pagës që ata marrin.

Nuk përjashtohet as largimi i Fabian Ruiz, që po bën shumë mirë dhe nëse Real e Barcelona vendosin të bëjnë oferta joshëse, do të jetë e vështirë të qëndrojë te Napoli përtej verës së ardhshme.

Plani i drejtuesve është që të arkëtojnë rreth 300 milionë euro nga largimi i këtyre lojtarëve, për të investuar më pas një pjesë të mirë të tyre në emra të rinj premtues, por edhe lojtarë me eksperiencë, që kushtojnë pak në treg.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...