Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Thumbon” De Laurentiis: Ronaldo i vjetër, u ble për reklamë

Tjetër ndryshim në pankinë, De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm
Tjetër ndryshim në pankinë, De Laurentiis gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo, Juventusi dhe Maurizio Sarri. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis merr rolin e regjizorit dhe shkruan skenarin për atë që e konsideron thjesht një reklamë me të sipërmendurit si protagonistë.

“Cristiano Ronaldo, çak-aksion! Gjetje inteligjente për një vënie të sukseshme në skenë për telenovelën “Juventus”, propagandë për të gjithë grupin e bardhezinjve, por që nga sheshxhirimi deri në ngjitjen në pod të kampionatit apo Championsit duhet të kalojnë seri të gjata. Sharmi që përcjell emri i Cr7 ka magjepsur si tifozët ashtu edhe sponsorët, duke e rritur imazhin e klubit në rang ndërkombëtar, por do të shohim bashkë nëse në fund për bardhezinjtë do të triumfojnë sukseset komerciale apo ato sportive. E them këtë sepse, pavarësisht asaj që përfaqëson, portugezi ka një farë moshe dhe shpenzimi i ekzgjeruar në shifra mund edhe të të khehet kundër,

Më pas, referuar dinamikës se ngjarjeve në klubin e tij, kalimit të stolit nga Sarri tek Ancelotti, pakënaqësisë së tifozëve që kërkojnë blejren e një lojtari të madh De Laurentis i përgjigjet se panorama nuk është ashtu siç duket. Aspak i shqetësuar nga rivaliteti i shtuar, të paktën në dukje, në vigjilje të edicionit të ri, presidenti i Napolit shfaqet shumë i motivuar, sikundër rezervon edhe një shigjetë thumbuese për Sarrin:

Nëse të gjithë bëjnë çmenduri për të blerë lojtarët tanë do të thotë se kemi një grup me shumë vlera dhe kualitet. Ndërkohë që lamtumira me Sarrin erdhi pas një situatë të turbullt. Nëse ke lojtarë me klauzolë largimi në vlerën e 60 milionë eurove dhe nuk i lejon të luajnë, atëherë dëmton skuadrën tënde, duke mos përdorur potencialin që ke në dispozicion, sigurisht që do të përfundosh jashtë garës së titujve, sepse nuk mban dot ritmin e tyre.  Gjithsesi, raporti me Maurizio Sarrin u thye në momentin që më tha se nuk ishte i sigurt nëse do të bënte dot më shumë me këtë skuadër. Kishte hyrë në fazën kur një trajner mendon për pensionin e artë. I kërkova të më jepte një përgjigje se çfarë donte të bëntë për këtë edicion dhe nuk e bëri diçka të tillë, u tregua i paedukatë”.

Tashmë sezoni i ri duket se për Napolin me Ancelottin në stol premton emocine te reja dhe objektiva madhorë:

“Jam i lumtur që ai është promotori ynë. Edhe pse jemi duke kërkuar një lojtar të ri, sërish Ancelotti shprehet se është i lumtur, i kënaqur me organikën që ka në dispozicion. Na frymëzon të gjithëve. 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...