Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

De Lellis mbron Ianonnen: Është i pafajshëm, shumë shpejt do ta provojë

Andrea Ianonne po përballet me akuzat se ka përdorur doping gjatë aktiviteteve sportive dhe nëse gjithçka konfirmohet, atëherë rrezikon një pezullim të gjatë, ndërsa së fundi në mbrojtje i ka dalë e fejuara e tij Giulia De Lellis.

Në një intervistë për Verissima, që do të transmetohet nesër në Canale 5, De Lellis ka deklaruar se po i qëndron pranë partnerit të saj dhe se ky i fundit është i bindur në pafajësi, gjë që do ta provojë shumë shpejt.

“Është një moment i vështirë dhe i veçantë, ndaj e vetmja gjë që unë mund të bëj, është t’i qëndroj pranë Andreas. Ai është një sportist model dhe po punon për t’u provuar të gjithëve se nuk ka faj në këtë histori dhe jam e bindur që do t’ia dalë. Më vjen keq për gjithë sa lexoj në rrjetet sociale dhe shpresoj që kjo histori të arkivohet sa më shpejt”, deklaroi De Lellis, në një pjesë të intervistës, të publikuar në spotin e emisionit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...