Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

De Ligt “injoron” Messin dhe Ronaldon: Ja kush është kundërshtari më i fortë

Matthijs de Ligt këtë verë refuzoi rinovimin me Juventusin duke zgjedhur të transferohet te Bajerni i Mynihut. Qendërmbrojtësi holandez që çoi në arkat e bardhezinjve 67 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh, bëri debutimin me Bajernin duke fituar dhe trofeun e tij të parë ne skuadrën e re, Superkupën e Gjermanisë pasi mposhtën 5-3 Leipzig, së fundmi u rikthyer të flasë për transferimin në Bavari.

“Kisha edhe dy vite kontratë me Juven, aty u bëra një mbrojtës i kompletuar, por e ndjeva që kishte ardhur momenti për një sfidë të re, një ambient të ri. Në qershor Bajerni i Mynihut më kontaktoi dhe isha menjëherë i interesuar. Stili i lojës së Bajernit më përshtatet pasi është një skuadër sulmuese”, u shpreh holandezi.

Ndërkohë De Ligt foli edhe për presionin që vjen kur një klub paguan kaq shumë për një mbrojtës.

“Kur luan për një klub të madh si Bajerni ka gjithmonë presion. Nuk ka rëndësi, kjo ndodh edhe nëse vjen me parametra zero. Me siguri që nuk më intereson mua, pasi kërkoj gjithmonë kaq shumë nga vetja, sa kam gjithmonë mjaftueshëm presion”, tha De Ligt.

Në fund edhe një koment në lidhje me kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur në aspektin individual.

“Cristiano Ronaldo dhe Messi janë natyrisht të nivelit botëror, por kundërshtari që më ka krijuar më shumë probleme deri tani ka qenë Leroy Sane, në një ndeshje mes Holandës dhe Gjermanisë”, tha holandezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...