Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Ligt nuk e harron Juventusin: Interi i fortë, por bëj tifo për bardhezinjtë

Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs De Ligt dha një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta Dello Sport”. Gjermanët do të përballen me Lazion në “Olimpico” të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tat e Ligës së Kampionëve. De Ligt nuk e mohoi se i pret një përballje e vështirë ndaj bardhekaltërve:

“Duhet të jemi të përqendruar në të gjitha aspektet e lojës. Ne e dimë që Lazio do të japë 200%-in e tyre dhe duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që luan mirë. E njoh shumë mirë trajnerin Sarri, kam punuar me të te Juventusi. Ai gjithmonë dëshiron për të luajtur me skema taktike dhe intensitet. Mauricio është një trajner që punon shumë, madje edhe personalisht, në fushë. Ai kërkon gjithmonë maksimumin në çdo stërvitje,.”

Lexoni edhe:

De Ligt më pas foli edhe për duelin e Scudetto-s në Itali, ku gara për titull, të paktën për momentin, duket se është ajo mes Interit dhe Juventusit:

“Interi është i fortë, ka një skuadër më të konsoliduar se vitin e kaluar kur arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por shpresoj që Juventusi të shpallet kampion i Italisë”-mbylli deklaratën e tij lojtari holandez.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...