Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

De Ligt pranon propozimin e Bayernit, Juventusi vazhdon t’i rezistojë ofertave gjermane

Bayern Munich ka gjetur gjuhën e përbashkët me Matthijs De Ligt. Kampionët  Gjermanisë kanë piketuar prej kohësh holandezin e Juventusit si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes.

22-vjeçari cilësohet si pasuesi perfekt i Niklas Sule, por bardhezinjtë italianë po i rezistojnë ofertave nga Bavaria. Fabrizio Romano shkruan se drejtuesit e Bayernit kanë arritur akordin me lojtarin e kombëtares holandeze.

De Ligt ka pranuar të firmosë për pesë vitet e ardhshme me Bayernin. Drejtuesit e klubit gjerman vazhdojnë bisedimet me homologët italianë.

Oferta e fundit e Bayernit është 70 milionë euro + 5 të tjera në formë bonusesh. “Zonja” kërkon më shumë për të lënë të lirë De Ligt, por palët janë shumë afër marrëveshjes finales.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...