Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De Ligt tregon sulmuesin më të fortë, nuk është Ronaldo…

Real Madrid, Juventus, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich. Të gjitha skuadra të mëdha, kundër të cilave ka luajtur kapiteni i Ajaxit të Amsterdamit. Por kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur, sipas kapitenit 19-vjeçar të “harkëtarëve” nuk luan me asnjë nga këto ekipe. “Është Marcus Rashford”, – deklaron de Ligt në një intervistë të improvizuar me shokun e tij të skuadrës, de Jong, për kanalin zyrtar të Ajaxit. – “Është lojtar i madh, i shpejtë dhe i zgjuar”.

De Ligt, referuar medieve angleze, mund të luajë në të njëjtën skuadër me Rashford, pikërisht të “Djajtë e Kuq”. Manchester United i ka ofruar një pagë faraonike 14 milionë euro në sezon. Një ofertë e parezistueshme, por ka një problem. Manchester United nuk mundi të kualifikohej në Champions. A është kjo arsye për të hedhur poshtë këtë ofertë?

Për de Ligt interesohen klube të tjera të mëdha, që mund ta joshin edhe me një pagë shumë të lartë për një 19-vjeçar. PSG, Barcelona dhe Real Madridi po interesohen me seriozitet për holandezin. Te Barcelona do të kishte shansin për të luajtur krah Frenkie de Jong, që do të nisë stërvitjen me “blaugranat” këtë verë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...