Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

De Paul-Atletico nuk është mbyllur ende, Milani gati të përfitojë

Drejtori Sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino jep ende shpresë për Milanin, pasi në një intervistë për mediat italiane, ka zbuluar se marrëveshja me Atleticon e Madridit për shitjen e De Paul nuk është mbyllur ende.

Klubi kampion në fuqi i Spanjës ka avancuar negociatat me friulianët dhe njëkohësisht ka arritur marrëveshje edhe me De Paul për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, por nuk ka sistemuar ende të gjithë detajet e transferimit.

“Me Atleticon jemi në negociata, por nuk kemi mbyllur asgjë dhe edhe klubet e tjera janë në lojë për kartonin e De Paul. Spanjollët janë në avantazh natyrisht, pasi kanë një marrëveshje me futbollistin, por negociatat janë ende të hapura. Pas disa sezonesh me fanellën tonë dhe në moshën 27-vjeçare, është e drejtë që të lejojmë De Paul të vijojë karrierën në një klub më të madh, ku të luajë për objektiva madhorë”, u shpreh Marino.

Kjo deklaratë e drejtorit sportive të friulianëve mund të ketë qenë më shumë si një formë presioni për klubin spanjoll, megjithatë Maldini mund të përfitojë nga rasti për t’u futur në mes dhe për të provuar t’i ndryshojë destinacionin fantazistit argjentinas.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...