Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

De Rossi debuton me humbje, shmanget përplasja me ish-skuadrën e tij

Daniele De Rossi debuton me humbje në pankinën e Spalit dhe jo në një nje ndeshje me pak rëndësi. Skuadra e ish-kapiteni të Romës (tashmë ka nisur karrierën e trajnerit) u mposht 1-0 përballë Genoas, me këtë të fundit që siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Golin e vetëm të këtij takimi të luajtur në “Marassi” e shënoi Gudmundsson me penallti në fundin e pjesës së parë. Nëse Spali do ta kishte kaluar këtë kundërshtare, në fazën tjetër do t’i jepte kënaqësinë De Rossit të përplasej me Romën, ekipin ku kaloi thuajse gjithë karrierën e tij futbollistike (në fund luajti për një kohë të shkurtër te Boca Juniors).

Spali nuk është në pozita komode në Serinë B. Pas nëntë javëve të para renditet në vendin e 13-të me 10 pikë, shumë larg dy vendeve të parë që sigurojnë ngjitjen direkt në elitë ne futbollit italian.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...