Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Rossi, elozhe për Dybalan: Po tregon talentin, është lojtar shembull

ROME, ITALY - FEBRUARY 26: Paulo Dybala of AS Roma celebrates scoring his team's second goal with Daniele De Rossi, Head Coach of AS Roma, during the Serie A TIM match between AS Roma and Torino FC at Stadio Olimpico on February 26, 2024 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Pas fitores së thellë (1-4) të arritur ndaj Monzës, Daniele De Rossi i gëzohet rezultatit dhe renditjes.

“Sot luajtëm më mirë se në ndeshjen e fundit. Ky ekip po kupton atë që dua. Djemtë e dinë që duhet të vrapojnë, të përkushtohen dhe të lëvizin edhe pa top. Unë përpiqem të vendos një ekip sulmues në fushë, sepse e di që kam lojtarë që mund të shënojnë gola në çdo kohë. Dybala? Ai po tregon të gjithë talentin e tij në fushë. Ai është një lojtar ndryshe, një shembull.

Futbollistët kanë cilësi që duhen respektuar dhe shfrytëzuar. Mundohem ta organizoj lojën në atë mënyrë që topi të kalojë shpesh nga këmbët e sulmuesve dhe ndoshta sa më afër portës së kundërshtarit.

Lexo edhe:

Përpiqem të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe të them të vërtetën kur shoh diçka që nuk më pëlqen. Pastaj jam trajner dhe bëj zgjedhje. Djemtë janë fantastike, pastaj në dhomat e zhveshjes kam gjetur edhe disa nga ish-shokët e mi të skuadrës që po më ndihmojnë”.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...