Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Rossi ‘i ndryshon fytyrën’ Romës, ja si pritet të rreshtohen verdhekuqtë

Formacionet zyrtare/ De Rossi debuton me skemë të re ndaj Veronës
Formacionet zyrtare/ De Rossi debuton me skemë të re ndaj Veronës

Daniele De Rossi është gati për debutimin e tij si trajner i Romës, skuadër në të cilën luajti për një karrierë të tërë si futbollist. Italiani mori drejtimin e ekipit dy ditë më parë, duke zëvendësuar portugezin Jose Mourinho, teksa mediat pranë klubit verdhekuq bëjnë me dije se ka gati edhe ndryshimet në formacion.

Duke u nisur edhe nga mungesat e shumta, sidomos në repartin e mbrojtjes, De Rossi ka punuar këto dy ditë me skemën 4-3-2-1. Kështu në portë do të rikthehet Rui Patricio, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Llorente e Huijsen në qendër, të mbështetur nga Kristensen e Spinnazzola nga krahët.

Lexo edhe:

Në mesfushë Paredes do të mbështetet nga Bove dhe kapiteni Pellegrini, ndërsa Dybala dhe El Sharawi do të lëvizin pas shpinës së Romelu Lukakut.

Roma do të zbresë në fushë të shtunën në orën 18:00, për t’u përballur me Veronën në “Olimpico”, teksa De Rossi shpreson të nisë karrierën si trajner me një fitore, që do të ishte një dozë e mirë morali, si për të, ashtu edhe për klubin verdhekuq.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...