Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

De Rossi ndryshon “muzikën” e merkatos te Roma, nuk ka më goditje të tipit Lukaku

Daniele De Rossi është në krye të prjektit për Romën e sezonit të ardhshëm. Jo më kot trajnerit 40-vjeçar dhe drejtorit sportiv, Ghisolfi iu dhurua nga drejtuesit një kontratë trevjeçare. Dyshja do të bashkëpunojë ngushtë për merkaton e verës me De Rossin që ka dhënë “dritën jeshile” për të larguar disa prej titullarëve të cilët nuk kanë justifikuar besimin e klubit dhe vlerën e shpenzuar për ta.

Në listë është edhe emri i Romelu Lukakut, për të vazhduar me të huazuarit si Kristensen, Azmoun e Renato Sanches që do të kthehen mbrapsht. De Rossi, kërkon nga ana tjetër lojtarë të rinj dhe të “uritur” për Romën e tij, tipi i Frimpong i Leverkusen apo Chiesa. Ndërsa, De Rossi nuk do të ishte kundër edhe për afrime të tipit Baldanzi, lojtar i vitit 2003 dhe që kushtoi 10 milionë euro.

Lexo edhe:

Në këtë formë, në rast se gjithçka shkon sipas planit, De Rossi synon t’i sjellë Romës rezultate në fushë, por edhe jashtë saj pasi pretendon që nga të tilla goditje “low cost”, klubi të mund të përfitojë financiarisht në të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...