Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Vrij flet si veteran: Interi ambicioz, Ronaldo e bën më tërheqëse Serinë A

<> at Appiano Gentile on July 10, 2018 in Como, Italy.

Për shumë kohë Interi kërkoi ta joshte dhe ia doli me sukses ta integronte në organikë, duke e bërë të firmoste për klubin zikaltër, për ta hedhur menjëherë në fushë në qendër të mbrojtjes në krah të Skriniar. Besimi i drejtuesve zikaltër tek holandezi 26-vjeçar duket se është shpërblyer, me lojtarin që pas katër ndeshjesh miqësore tashmë prononcohet me statusin e mirëfilltë të një interisiti, që e di mirë se çfarë ndodh në klubin zikaltër dhe se cilat janë objektivat, e për më tepër  si mund t’i arrijnë ato. De Vrij nuk nguron të tregojë impaktin e parë që pati me botën zikaltër dhe me trajnerin Spalletti.

“Tek Interi punohet shumë dhe jam i lumtur që i gjithë ambienti më priti shumë mirë. Jemi përballur me katër skuadra dhe secila prej tyre vinte me një stil të ndryshëm loje. Jemi duke u përgatitur për të arritur në një formë optimale për sezonin e ri, kjo pasi jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë shumë më mirë në këtë edicion.

Më pas De Vrij u referohet edhe rivalëve të Serisë, sidomos kampionëve të Juventusit, të cilët tashmë kanë një fenomen në grupin e tyre.

“Ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino do të jetë në të mirën e futbolit italian. Seria A do të bëhet më atraktive edhe për publikun e huaj. Gjithsesi, pyetjes nëse tashmë me CR7 bardhezinjtë janë të pathyeshëm mendoj se është ende herët për t’iu përgjigjur apo për të dalë në të tilla konkluzione. Le të presim e të shohim se çfarë do të na tregojë koha. Lidhur me Champsionin mund të them vetëm se pres me padurim që të përballemi me më të mirat e Europës. Interi është një klub me ambicie të mëdha, ndaj e meriton qëndrimin në Champions. Në aspektin personal mund shtoj vetëm se ndihem i lumtur që luaj krah një lojtari dhe njeriu si Skriniar.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...