Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Vrij: Interi, një nga 4 vendet e para, më i forti s’është Ronaldo, por…

Stefan de Vrij flet për dy muajt e tij të parë tek Interi. Mbrojtësi holandez, i cili mbërriti nga Lazio me parametër zero, tregon objektivat e Interit, marrëdhëniet me trajnerin Spalletti si dhe përballjet me Ronaldon dhe Mbappenë.

Jeni i zhgënjyer nga fillimi i sezonit të Interit?

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur për rezultatet dhe është mëkat që kemi lënë 5 pikë në 3 ndeshjet e para, por jemi në rrugën e duhur. Në ndeshjen e fundit kam parë një Inter të mirë dhe duhet të vijojmë kështu.

Cili është objektivi sezonal?

Ta mbyllim kampionatin mes 4 vendeve të para dhe të konfirmohemi në Champions.

Për një pjesë të madhe të opinionit Interi konsiderohet skuadra anti-Juve. Jeni dakord?

Nuk i lexoj shumë gazetat italiane dhe nuk i dëgjoj programet televizive. Kam mësuar që të mos kushtëzohem, por të përqendrohem vetëm në fushë. Më të të mendosh ndeshje pas ndeshjeje, ndryshe të qenit anti-Juve shndërrohen në fiksim e më pas do të flitej vetëm për këtë.

Totti është shprehur se Juventusi do të zhvillojë një kampionat më vete…

“Nëse shohim organikat, Juventusi ka më shumë cilësi, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Sezoni është i gjatë.

Kur lexuat se Juventusi do të blinte Cristiano Ronaldon, a e besuat?

Në fillim nuk besoja se do të vinte në Itali, por kur po e përsërisnin, atëherë… Për futbollin italian zbarkimi i tij ishte pozitiv, sepse është një shtysë për të gjithë lëvizjen futbollistike.

Po mendoni për ballafaqimin me të në fushë?

E kam sfiduar me kombëtaren e Holandës, në miqësoren kundër Portugalisë para Botërorit 2014. Përfundoi 1-1, ai shënoi  në fund me goditje të lirë.

Kush është, sipas jush, sulmuesi më i fortë me të cilin je përballur në karrierë?

Kylian Mbappe.

Çfarë mendoje për Spallettin kur ishe përballë tij në derbin roman?

Që ishte i zoti taktikisht. Miku im, Strootman, më kishte folur mirë për të.

E çfarë mendon tani, pas dy muajve punë me të.

Është një trajner shumë pozitiv dhe i qartë. E di se çfarë kërkon dhe si ta marrë në fushë. E kuptojmë lehtë sesi duhet të luajmë dhe stërvitemi shumë. Edhe si person është shumë i mirë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...