Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesazhi i De Vrij: Dua të luaj ndaj Interit e ta mbyllim në mënyrën e duhur

Vendimi i takon Simone Inzaghit, por vullneti i Stefan De Vrij është i qartë: mbrojtësi holandez i Lazios, që sezonin e ardhshëm do t’u bashkohet zikaltërve, dëshiron të jetën në fushë në përballjen me Interin, që do të vendosë se cila do të jetë skuadra e katërt italiane që do të jetë pjesë e Championsit. Qendërmbrojtësi bardhekaltër ka një mesazh për shokët e skuadrës dhe nuk lë dyshime mbi dëshirën e tij për të dhënë kontribut në sfidën e fundit me skuadrën kryeqytetase.

“E dini shumë mirë se çfarë kam kaluar këto ditë, të gjitha dyshimet rreth meje…, është folur shumë për këtë, por unë dua t’u qëndroj pranë shokëve të skuadrës, dua të luaj, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ta mbyllur në mënyrën më të rëndësishme sezonin.”

Të premten, De Vrij ka patur një bisedë të gjatë me “senatorët” e Lazios, Immobilen, Parolon, Leivan, Radun e Lulicin, e më pas edhe me drejtorin sportiv Igli Tare, ndërsa pak më vonë ka shkruajtur një mesazh privat për të gjithë shokët e skuadrës, ku ka sqaruar qëndrimin e tij.

Tashmë topi i kalon Simone Inzaghit, që në 24 orët në vazhdim do të marrë një vendim përfundimtar. Trajneri bardhekaltër ka zgjidhur edhe një problem tjetër: sulmuesi më i rëndësishëm i Lazios, Ciro Immobile, është riaftësuar plotësisht, që do të thotë se do të jetë titullar në majë të sulmit ndaj Interit.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...