Serie A

De Vrij ngre “murin” për të ndalur Ronaldon (Video)

Ndërkohë që Juventusi prezantoi blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldos, Interi u kundërpërgjigj duke prezantuar zyrtarisht afrimin e holandezit Stefan De Vrij.

Klipi i prezantimit të tij zyrtar ishte vërtetë i gjetur për zikaltrit, që kishin veshur holandezin si murator, që fillon të ndërtojë murin para portës zikaltër.

Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me zikaltrit dhe së bashku me Milan Skriniar dhe Joao Miranda, do të formojnë murin për të ndalur Cristiano Ronaldon.

To Top