Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

De Zerbi: Jam i qartë për të ardhmen, zemra ime është e fokusuar në një vend

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit nga bota e futbollit.

Në një prononcim për mediet, tekniku italian deklaroi se zemra e tij është te Brighton dhe se për momentin nuk mendon për asnjë klub tjetër.

Lexo edhe:

“Unë kam vetëm Brighton në kokën dhe në zemrën time. Do të doja ta mbyllja sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një kontratë. Fokusi im është te Brighton, 100%”-tha De Zerbi në konferencën e dhënë në prag të ndeshjes ndaj Fulham-it.

Trajneri i Brighton është padyshim një nga teknikët më interesantë në zhvillim dhe emri i tij është përmendur shumë për të zëvendësuar përkatësisht Xavi-n te Barcelona dhe Tuchel te Bayern Munich, me të dy që do të largohen në fund të këtij kampionati.

Megjithatë ai është përmendur edhe në Premier League pasi edhe Klopp njoftoi se do t’i japë fund aventurës së tij me Liverpool në përfundim të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...