Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

De Zerbi sfidon Romën dhe De Rossin: E kam mik, e dija se do të bëhej trajner i shkëlqyer!

Shorti i fazës së 1/8-tave në Europa League vendosi Brightonin përballë Romës së Daniele De Rossit. Tekniku italian i anglezëve, Roberto De Zerbi e vlerësoi jashtë mase kolegun e tij teksa theksoi se e ka mik të mirë ndërsa shtoi se ashtu si ai, edhe De Rossi e vlerëson futbollin tërheqës.

“Kam një respekt të madh për De Rossin si trajner. E dija se do të ishte një trajner i shkëlqyer, ai ashtu si unë, e pëlqen futbollin dhe aplikon një lojë tërheqëse. De Rossin e kam mik, edhe vajzat tona janë mikesha.

Lexoni edhe:

De Rossi reflekton një pasion të madh dhe këtë e ka treguar edhe në karrierën e tij si futbollist, megjithatë në fund shpresoj që unë dhe Brighton të fitojmë. Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira ndaj Romës, por nëse kërkon që të fitosh kompeticionin atëherë duhet të mundësh skuadrat më të forta”, u shpreh De Zerbi.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...