Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Debatoi me arbitrin, Gattuso mund ta shohë derbin nga tribuna

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso rrezikon të mos jetë në pankinë në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e tij do të luajë ndaj Interit në kampionatin italian të futbollit.

Tekniku i kuqezinjve u përjashtua pas një debati të ashpër me arbitrin, por skualifikimi i ish-mesfusorit energjik nuk është as automatik dhe as diçka e shkruar në rregullore.

Nëse Gattuso do të jetë në stol në derbin ndaj Interit, këtë do ta vendosin delegatët dhe raporti i tyre i cili u shkrua pas fitores së kësaj fundjave ndaj Chievo.

Arbitri Paireto e ndëshkoi trajnerin për protestat e mëdha mbi një faull në dëm të Paqueta, me brazilianin që qëndronte në fushë mes dhimbjes, për ndërhyrjen e Dusi.

Për Gattuson po projektohet një gjobë, por në rast se fjalët e tij ndaj gjyqtarëve kanë qenë të rënda, ai do të mund ta shohë derbin e “San Siros” vetëm si spektator. Vendimi për të nga Disiplina do të merret të martën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...