Ledian Memushaj një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pescarës ka përfunduar jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e kësaj të diele ndaj Chievos e fundit për vitin 2019-të. Shkak është bërë një përplasje e mesfushorit shqiptar me trajnerin e abrucezëve Luciano Zauri. Memushaj i ka kërkuar llogari këtij të fundit për faktin se është zëvendësuar në 6 takime gjatë këtij sezoni, i fundit ka ardhur në fitoren 2-0 ndaj Livornos së Tramezzanit me vlonjatin që ka lënë fushën në minutën e 82-të. Trajneri Zauri pasi ka debatuar me Memushajn i ka kërkuar futbollistit shqiptar të ketë më shumë respekt për shokët e skuadrës pasi të gjithë dëshirojnë të luajnë dhe për këtë arsye ai e ka lënë jashtë sfidës ndaj Chievos.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...