Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Debutim ëndrrash për Batshuayi-n, Dortmundi mposht Kolnin

Fillim më të mirë për Michy Batshuayi-n te Borussia e Dortmundit nuk mund të kishte. Sulmuesi belg e nisi me 2 gola dhe 1 asist aventurën e tij te verdhezinjtë duke i dhënë fitoren skuadrës së trajnerit Peter Stoger ndaj ish ekipit të tij Kolnit me rezultatin 3-2 në transfertë. I ardhur nga Chelsea në formë huazimi vetëm 2 ditë më parë për të zëvendësuar të larguarin Aubameyang, Batashuayi i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 35-të. Zoller barazoi shifrat për Kolnin në të 60-ën por festa e vendasve zgjati vetëm 2 minuta sepse Batshuayi i ndëshkoi sërish.  Në të 70-ën ishte Mere që i asistuar nga Hector barazoi sërish rezultatin, por Dortmundi arriti të gjente golin e fitores me Schurrlen në të 84-ën pas asistit të Batshuayi-it. Me këtë sukses Dortmundi u ngjit përkohësisht në vendin e dytë të renditjes në kuotën e 34 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...