Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Debutim ëndrrash për Kean, vendos një tjetër rekord

Goditi në shënjë në debutimin si titullar me kombëtaren italiane dhe tanimë feston golin e tij të parë më këtë përfaqësuese. Mosie Kean ka arsye për t’u gëzuar, me sulmuesin që hyri në historin me golin e tij të parë në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Finlandës. Moise Kean përkon të jetë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e kësaj kombëtareje pas Bruno Nicole që po ashtu si 19-vjeçari Kean mbante veshur fanellën e Juventusit. Ishin vitet 1958, ku futbolli shihej ashtu si torinezët në bardhezi dhe tashmë 61 vjet më pas, në futbollin e ngjyrave Kean është sulmuesi që ndez shpresën. Kam ende shumë për të bërë citohet Kean në përfundim të sfidës por sigurisht që falenderimi shkon për Cristiano Ronaldon dhe se falë tij po mësoj tek Juventusi deklaron ai. E sigurtë është se ky sulmues ka lindur gati, gati për të bërë gjëra të mëdha. Kean ka justifkuar kështu besimin e Allegrit sikundër edhe atë të Roberto Mancinit, me këtë të fundit që shprehet i bindur tek kualiteti, potenciali dhe talenti i lojtarit të tij.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...