Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Debutim i veçantë për Stankoviç, sfidon ish-shokun e skuadrës te Interi i Tripletës

Dejan Stankoviç nis aventurën e parë si trajner në Serinë A italiane, një ligë ku ka lënë gjurmë ndër vite si futbollist dhe tani synon të njëjtin sukses edhe në krye të pankinës.

Sampdoria është klubi që i besoi ish-mesfushorit serb, duke i ofruar një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi nëse gjërat shkojnë mirë dhe arrihen objektivat.

Stankoviç ka nisur punën tashmë dhe debutimi do të vijë të shtunën në mbrëmje ndaj Bolognës në transfertë, një sfidë kjo vërtetë e veçantë për serbin, pasi do të gjejë përballë Thiago Mottën, shok skuadre te Interi i tripletës dhe aktualisht trajner i klubit emilian.

Vetë Motta i uroi fat Stankoviçit në eksperiencën e tij të parë si trajner në Itali, megjithatë u shfaq i gatshëm t’i prishë debutimin në “Dall’Ara”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...