Serie A

Debutim pa bujë i Ronaldos, për fitoren e parë të Juves mendon Bernardeschi

Debutimi i Cristiano Ronaldos me Juventusin nuk rezultoi ashtu siç e kishin ëndërruar tifozët bardhezinj. Disa shkëndija të yllit portugez që vunë në provë Sorrentinon por asnjë gol dhe asgjë më shumë në ndeshjen e parë të 5-herë fituesit të Topit të Artë në Serinë A, me CR7-ën që u bë gjithashtu protagonist negativ në një episod dhe për pak sa nuk i hoqi fitoren nga duart kampionëve të Italisë. Shumë vuajte për Juven në sfidën hapëse të sezonit 2018-2019 por në fund bardhezinjtë u larguan nga Bentegodi i Veronës me 3 pikë. Një fitore 3-2 me përmbysje përballë Chievos që trembi seriozisht skuadrën e Allegrit por Juventusi ia doli të merrte maksimumin në javën e parë të Serisë A edhe pse me shumë vështirësi. Nisi në dishezë sfidat për piemontezët të cilët zhbllokuan shifrat pas vetëm 3 minutave lojë me mesfushorin gjerman Sami Khedira. Bardhezinjtë iu afruan edhe golit të dytë gjatë minutave në vazhdim dhe kishin në kontroll lojën deri në momentin kur një krosim i Giacherinit gjeti kokën e sulmuesit polak Stepinski i cili me një godite perfekte me kokë nuk i dha asnjë shans për të reaguar bashkëkombasit të tij Szczesny.

Goli i Chievos në minutën e 38-të riktheheu besimin te skuadra veroneze. Vendasit e nisin pjesën e dytyë me një tjetër ritëm dhe në minutën e 56-të gjetën epërsinë me ishin Emanuele Giacherinni i cili kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai pas faullit të Cancelos. E gjendur në disavantazh Juvja nuk kishte më çfarë të humbiste dhe u hodh e gjitha në sulm. Pas disa tentativave të Ronaldos që morën kundërpërgjigjen e Sorrentinos mendoi Banni i Chievos për të barazuar shifrat me këtë të fundit që për të mos lënë Bonuccin të godiste kapi i pari topin por për fatin e keq të tij e dërgoi në portën e Chievos duke shkaktuar autogol. Barazimi i dha një tjetër shtysë Juventusin me Mandzukic që pak minuta para fundit të kohës së rregullt gjeti edhe golin e përmbysjes së shifrave por me ndërhyrjen e sistemit VAR, gjyqtari Pasqua mori vendimin për ta anuluar golin për një faull të Ronaldos ndaj Sorrentinos. Megjithatë në minutën e 93-të Bernardeschi i ardhur në fushë nga stoli gjeti devijimin deçiziv duke i dhënë tre pikët e para në këtë sezon kampionëve në fuqi të Italisë, me Juven që e nisi me një sukses të vështirë rrugën drejt mbrojtes së titullit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency