Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Debutim super, Challandes: Kam ekip kompakt

Dy ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, 2 fitore, 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ky është bilanci i debutimit të teknikut zviceran Bernard Challandes, në stolin e Kosovës, pas përfundimit të miqësoreve të marsit.

Challandes vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe theksoi se skuadra i është përgjigjur mirë, duke u treguar shumë kompakte.

“Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos. Taktikisht futbollistët luajtën siç u kisha kërkuar përpara takimit. Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë krenar për ekipin. Kemi bërë disa gabime, megjithatë duhet të thekson se zhvilluam një lojë shumë të fortë ndaj një ekipi shumë të mirë. Përsa i takon objektivave të Kosovës, nuk mund të jap një përgjigje fikse, por mund të them se kemi një skuadër shumë kompakte. Kam shumë besim tek e ardhmja”, deklaroi Challandes.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...