Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Debutim i vështirë për Dalipin, Luftëtari ka ‘harruar’ humbjen

Ndaj Luftëtarit ndoshta morën një goditje edhe pozitat e Starovës, pasi drejtuesit e Partizanit e kanë pasur të vështirë ta kapërdinin një disfatë 5-0. Pikërisht ndaj Luftëtarit, i takon të debutojë Klevis Dalipit, trajnerit që ka qenë aty, në shtëpinë e kuqe prej vitesh, e madje dhe pa Starovën në stol, por këtë herë do ta drejtojë skuadrën pa parë nga telefoni për të marrë udhëzimet e trajnerit.

Tani është Dalipi në komandë, e nis nga një Luftëtar në shëndet të plotë, që vjen pas një serie prej 11 ndeshjesh pa pësuar humbje, ndërsa në takimet e fundit ka siguruar dy fitore të ‘rënda’ ndaj Flamurtarit dhe Kamzës. Sfidat për Dalipin janë të shumta, t’i japë një shkundje ekipit për të rritur performancën në lojë dhe rezultate.

Kursi i drejtuesve për një ndryshim rrënjësor është i qartë, punohet për të ardhmen dhe sinjalet kanë ardhur që me Starovën, Jasir Asani është një lojtar i fituar, Mala, Ramadani apo Sulejmani janë futbollistë që ngrohin në aspektin e perspektivës, ndërkohë që Dalipit, ish sulmues i duhet ndoshta të marrë diçka pikërisht nga blerjet e merkatos në këtë drejtim, futbollistë si Lucas Cardozo apo dhe Besart Abdurahimi.

Dalipi ka përpara shansin e madh, por edhe përgjegjësinë, pasi ato që vendosin për një trajner në fund janë gjithmonë rezultatet. Partizani ka një objektiv për të arritur, pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, distanca nuk është e pareduktueshme, vetëm 4 pikë, por konkurrenca, jashtëzakonisht e fortë.

Një sfidë e vërtetë për Dalipin, që nëse ja del mund të fitojë besimin edhe për sezonin e ardhshëm, misioni nis nga Luftëtari, skuadra që ku i dihet, mund të ketë ndihmuar me atë fitore të thellë që sot të jetë ai në krye të stolit të Partizanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...