Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Debutimi i Dedjes, Luftëtari me organikë të kompletuar

Rikthimi i mesfushorit Aleksi dhe mbrojtësit Toledo kompleton organikën e Luftëtarit në prag të një sfide vendimtare si ajo e fundjavës në Gjirokastër kundër Lushnjës. Skuadra nga Qyteti i Gurtë, në krizë rezultatesh dhe me vetëm 5 pikë në klasifikim, kërkon suksesin në shtëpi ndaj debutuesve të Lushnjës dhe për këtë sfidë trajneri Hasan Lika do të ketë në disppozicion të gjithë grupin. Pikëpyetjet më të mëdha do të jenë rreth emrit që do të rreshtohet në qëndër të sulmit, ku Roca dhe Lamçe mbeten në balotazh. Në krahun tjetër, Lushnja e rilindur pas atij suksesi në minutat e fundit ndaj Teutës, ka rigjetur buzëqeshjen dhe sulmuesin Jetmir Sefa. Veterani i “lagunarëve”, që i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës në ndeshjen e fundit, duket se do të jetë pika e referimit të skuadrës së Dedjes, që do të debutojë me Lushnjën të shtunën, në orën 14:00, në një duel që do të tregojë forcën e vertetë të dy skuadrave që këtë sezon janë të dënuara për të luftuar deri në fund për mbijetesë, pasi aktualisht mbajnë dy vendet e fundit me nga 5 pikë në klasifikim.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...