Premier League

Debutimi me dygolësh, Guardiola aspak i surprizuar: Haaland shënon që kur lindi

Erling Haaland debutoi me një dygolësh në Premier League. Sulmuesi norvegjezi gjeti golat e parë në sfidën e parë të luajtur në ishull dhe i dhuroi Manchester City tre pikët e para në kampionat pas suksesit 0-2 ndaj West Ham.

Ah mu*in! Mund të kisha debutuar me tre gola, por prapë mirë”, deklaroi 22-vjeçari pas triumfit në Londër, ndërkohë që Pep Guardiola foli shkurtimisht rreth golave të bomberit norvegjez, të cilin e vlerëson shumë.

Në një prononcim për Sports UK, tekniku spanjoll i kampionëve në fuqi të Anglisë u shpreh: “Erling shënon gola që prej momentit që lindi, nuk e kuptoj pse nuk duhet të shënojë edhe me ne. Nuk jam i surprizuar nga golat e tij”.

Sfidën e radhës në kampionat Manchester City e luan më 13 gusht në “Etihad” përballë Bournemouth, aty ku Haaland do të tentojë të gjejë golat e parë në stadiumin e ri.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency