Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Debutimi me Marseille, rekord dhe ndëshkim pas 25 sekondash

Marseille përforcoi ofensivën me Ruslan Malinovskyi. Drejtuesit e klubit francez gjetën gjuhën e përbashkët me Atalantën për huazimin me detyrim blerjeje për 10 milionë euro (nëse Marseille nuk bie nga kategoria), shumë që shkon në 13 nëse arrihen disa objektiva si sigurimi i një bilete europiane.

29-vjeçari debutoi me ekipin e ri në triumfin 0-2 në transfertë përballë Troyes. Malinovskyi u fut në fushë nga trajneri Igor Tudor në minutën e 67’ dhe u ndëshkua me karton të verdhë vetëm 25 sekonda më vonë.

Mesfushori me tipare sulmuese, vendosi edhe një rekord tjetër, duke u kthyer në futbollistin e parë ukrainas që luan në Ligue 1 me Marseille dhe i teti që luan në kampionatin francez të futbollit.

Jam i lumtur që mora menjëherë minutat e para me Marseille. Më duhet të punoj shumë, më vjen keq për kartonin. Nuk ishte fare faull, por gjithçka është në rregull”, u shpreh Malinovskyi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...