Mesfushori anglez, Jude Bellingham, foli për Real Madrid TV pasi fitoi MVP-në (lojtari më i mirë i ndeshjes) e tij të parë në futbollin spanjoll. Numri 5 i “Los Blancos” dha një performancë autentike në debutimin e tij në La Liga, në San Mamés, me statistika që pasqyrojnë në mënyrë perfekte të gjitha cilësitë e tij në futboll: një gjuajtje, një gol, 13 duele të fituara, 4 prekje në zonën kundërshtare….
“Është shumë e veçantë. Më e rëndësishmja është fitorja. Ne dominuam, krijuam raste, në pjesën e dytë na u desh të luftonim pak më shumë. Mundëm të shënonim më shumë gola”.
Lexo edhe:
- Rruga për play-off, Partizani zhvendoset në “Elbasan Arena”
- Klopp bën prapakthehu: E pranoj, gabova në atë kohë
- Bate Borisov dhe Breidablik me sytë nga Ballkani dhe Struga, Partizani në “ankth”
- E bujshme nga Spanja/ Neymari arrin akordin me Barcelonën, detajet
Goli i parë: “Kur ke një shans për të shënuar… Unë nuk e godita mirë, por u fut. Isha me pak fat… Por funksionoi. Të luash me një buzëqeshje është shumë e lehtë, mund të luaj ashtu. Jam i lumtur për fitoren dhe golin”.
